Zgjedhjet 2024, Guximshëm për Maqedoninë vazhdon fushatën
Kandidati për president nga Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Stefço Jakimovski ka vazhduar fushatën e tij presidenciale, në komunën e Karposhit në Shkup, ku ka vizituar një qendër sportive me ç’rast e ka vendosur theksin te migrimi i të rinjëve. Përveç kësaj ai u zotua se do të punojë shumë për të gjetur zgjidhje më të mirë sistemore për përkujdesjen e pleqëve dhe pensionistëve në përgjethësi. Tha se kësaj kategorie të qytetarëve ju nevojitet përkujdesje institucionale dhe asnjëherë më të mos jenë të harruar nga shtetit.
“Nëse fëmijët tanë janë në mërgim, atëherë kush do të përkujdeset për prindërit e tyre. Kjo atëherë do të thotë se do të duhet të hapin shtëpi për kujdesën e pleqëve, respektivisht së paku 15 shtëpi e pleqëve brenda qytetet e RMV-së, që do të thotë për pensionistët duhet patjetër të kemi përkujdesje institucionale.”, tha kandidati për presidnet i koalicionit ‘Guximshëm për Maqedoninë”, Stefço Jakimovski.
Kryetari i GROM-it Jakimovski poashtu tha se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare dhe nënëse bëhet pjesë e përbërjes së re qeveritare, ai dhe partia e tij do të inicojnë të ndërtohen qendra të reja gjeriatrike për përkujdesjen e të moshuarëve në nevojë.
“Propozimi im është që të ndërtohen qendra gjeriatrike në kuadër të spitaleve të përgjithshme ku do të ketë prej 20 deri më 30 shtretër dhe praktikisht të gjithë qytetarët tanë të cilat janë në gjendje të rënduar shëndetësore të përkujdesën në këto qendra gjeriatrike.”, tha kryetari i GROM-it, Stefço Jakimovski.
Ndërkohë bartësja e listës për deputetë nga partia GROM në njësinë e parë zgjedhore Dobrila Andonovska u zotua se do të punojë për të përmirësuar gjendjen finansiare të pensionistëve, përmes propozimeve konkrete ligjore për të rritur pensionet.
“Në një familje pensioniste, pensioni nuk duhet të jetë me i vogël se 25 mijë denarë. Çfarë do të thotë kjo. Nëse keni një pensionist në familje i cili ka pension më të ulët se 25 mijë denarë, përmes sistemit të masave sociale, kjo diferencë parash do ta shtojmë deri në 25 mijë denarë.”, tha Dobrila Andonovska, bartës i listës në nj.z. 1 nga partia GROM.
Sipas Andonovës rrija lineare e pensioneve nuk është mirë, sepse siç tha ajo, do të shkojë në kolaps i gjithë sistemi pensional ku në një të ardhme të afërt asnjë pensionist nuk do të merr pensionet e veta.