May 5, 2024
Maqedoni

Arrestohet në aeroportin e Shkupit vajza 20-vjeçare nga Turqia, ja çfarë gabimi bëri!

Në aeroportin e Shkupit është arrestuar 20 vjeçarja nga Republika e Turqisë e cila kishte tejkaluar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut, përcjellë Klan M.

”Me datë 04.04.2023 në ora 19:45 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit” është ndaluar H.D.(20) nga Republika e Turqisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ka tejkaluar qëndrimin e lejuar turistik në vend. Ajo iu dorëzua policëve të Departamentit për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe u dërgua në Qendrën Rajonale për çështje Kufitare për veprime të mëtejshme” – thonë nga MPB.