Maqedoni

Zeqirja Ibrahimi i reagon Selës: O je me BDI-në e me Soravinë, o je me opozitën e bashkuar!

Shkruan: Zeqirja Ibrahimi

I dëgjova disa nga fjalimet e drejtuesve të ASH-së në Gostivar dhe u binda edhe njëherë se ata e kanë nda mendjen seriozisht të shkojnë në zgjedhje bashkë me BDI-në. Nejse, zgjedhja e tyre, mendja e tyre. Veç u dëshirojmë suksese!
Por, nëse dikush dikujt i ka dhënë në shumë seç ka merituar gjatë koalicionit tonë më 2020 e 2021, për këtë z. Sela i ka dy mundësi verifikimi:
1. Në listën e përbashkët ASH-AAA për këshilltarë, në zgjedhjet lokale më 2021, ai i mori dy këshilltarë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2022 për këshilltarë në Tetovë, kur doli vetë si ASH, nuk mori asnjë. Matematikë e thjeshtë besoj.
2. Nëse ai mendon se ka merituar më shumë se 8 deputetë më 2020, ta shohim a mund t’i marrë edhe në listat me BDI-në, në zgjedhje e ardhshme, 8 deputetë. Nëse i merr tetë, është Skënderbe me të vërtetë.

Vija e Teodosit po shfaqet – në zgjedhjet e ardhshme o je me BDI-në e me Soravinë o je kundër BDI-së e me opozitën e bashkuar.
Kaq e thjeshtë është kjo!