May 20, 2024
Maqedoni

Sela : Ndryshimin te shqiptarët mund ta sjellë vetëm ASH dhe FRASH, ju jeni vetë ndryshimi

Kryetari i Kuvendit qendror Ziadin Sela potencoi: “Rinia është ndryshimi dhe ASH ka punuar për atë pasi ajo shpresa dhe ndryshimi,përcjell Top24

ASH e ka dëshmuar me vepra rëndësinë që i kushton rinisë. Ne të gjithë, kushdoqoft edhe si deputet, themi se jemi bashkë. Shifni si janë ndarë subjektet e tjera politike te shqiptarët dhe vetëm ne jemi bashkë.

Ajo që ndodh me aktualitetin politik, është edhe debati juaj, por rinia është motori dhe lokomotiva që mund ta nxjerrë nga rrënimi këtë shtet, në veçanti shqiptarët.

Na duhet arsimim më cilësor, ne duhet të punojmë bashkë që të punojmë për tokën në të cilën jemi autokon me mijëra vjet.

Kemi thënë si parti që moti se shkollat na zbrazen, por duke u angazhuar bashkë politokisht, do ta sjellim shpresën.

Këtyre që sot vetes i thonë opozitar, të gjithë te ASH kanë gjetur dorën e bashkëpunimit, dhe nga një apo dy deputet fituan nga katër. Ne ua treguam vendin se ku e kanë, në zgjedhjet e ardhshme do ua tregojmë sërish. Ata sot u bën bashkë, ndërsa ne ju dham pushtet dhe fuqinë duke qenë në opozitë dhe ata vrapuan pas nesh se gjoja do na gjunjëzojnë, por kjo nuk ndodhi dhe ne do vazhdojmë me kauzën tonë, në fitore të reja për rininë.

Ndryshimin te shqiptarët do ta sjellë rinia e ASH-së”, theksoi mes tjerash, Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit qendror të ASH-së. Top24