BallinaMaqedoni

Zeqirija Ibrahimi zgjidhet kryetar i Alternativës

Alternativa në Kongresin e Jashtëzakonshëm në Kumanovë zgjodhi për kryetar Zeqirija Ibrahimin, shkruan TV21. Për votimin njoftoi edhe ish-kryetari, Afrim Gashi.

“Delegatët e Alternativës vendosën që profesor Zeqirija Ibrahimi të bëhet kryetar i ardhshëm i saj. Jam i lumtur me këtë përzgjedhje. Urime mik zgjedhja juaj në krye të partisë. Së bashku vazhdojmë ta bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Gashi.