May 15, 2024
Maqedoni

Zaev: Masat kanë arritur qëllimin, numri i të vaksinuarve është në rritje

Kreu i ekzekutivit sot ka prezantuar fushatën për vaksinim me moton “Për momente të lumtura, vaksinohu”, transmeton Alsat. Zaev tha se masat e reja kufizuese të Qeverisë po japin efekt dhe se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për vaksinim.

“Piku i ri dhe varianti i ri Delta po e dëshmojnë se njëra prej masave më thelbësore që mund të jep rezultate të mira për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është imunizimi masiv i popullatës. Në thelbin e masave të reja që i ndërmori Qeveria është ky qëllim dhe po japin efekt. Shikoni numrat pasi janë paralajmëruar masat kemi mbi një milion e 160 mijë doza që janë aplikuar”, tha Zaev.