July 27, 2024
Maqedoni

Erkan Arifi me njoftim të rëndësishëm për banorët e komunës së Likovës nga Llojani deri në Nikushtak

KOMUNA E LIKOVËS

NJ O F T I M

Të nderuar, qytetar të Komunës së Likovës

Ju njoftojm se në Komunën së Likovës (në të gjitha fshatrat)-Likovë, Llojan, Vaksincë, Sllupçan, Orizare, Bellanocë, Allashec, Izvor, Gushincë, Orkoc, Strimë, Hotël, Zllakuçan, Mateç, Vishticë, Ropalcë, Nikushtak, Opajë, Runicë, Strazhë, Gllazhnje dhe Dumanocë, prej datës 12.09.2022 deri më datë 28.10.2022 (e cila ka filluar prej dje në fakt dt.06.10.2022 dhe do te vazhdoj pergjat tere muajit tetor), Agjencia për kadastër të patundëshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Projektit “Bashkëpunim për demokracin dixhitale” i financuar nga Mbretëria e Suedis, do të filloj në përmbledhjen e të dhënave atribute grafike, për rrugët dhe numrat e shtëpive, në funksion të themelimit të regjistrit Grafik për rrugët dhe numrat e shtëpive.

Agjencia për Kadastër, gjatë përmbledhjes së të dhënave do të bëj fotografimin digjital të të gjitha amvisrive (shtëpive), sipas projektit, me këto komponenta:

1. Vendosje e një sistemi të vetëm, të saktë dhe të qëndrueshëm për regjistrat e adresave.

2. Vendosja, zhvillimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës moderne gjeodezike.

3. Organizimi i qëndrueshëm i sektorit të (Teknologjive të informacionit dhe komunikimit ) TIK në AKP.

4. Infrastruktura kombëtare e të dhënave hapësinore (IKDHH).

5. Dokumentet arkivore të skanuara dhe të dixhitalizuara, në dispozicion në internet.

Këto aktivitete do të kryhen nga Shoqata për rilevimin e tokave, Inxhinjeri dhe tregti GEOFOTO ZENIT INXHINERING.

Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Me respekt,

Komuna e Likovës