Njëri nga liderët e VLEN, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “ZOOM” në RTVM2 ka thënë se ka qenë një rezultat i pritshëm i tyre në këto zgjedhje lokale dhe aspak befasi, në aspekt të asaj që kanë realizuar si VLEN gjatë këtyre 15 muajve.

“Bile ne kemi pasur pritje edhe më të larta, nuk është ndonjë rezultat që ka shkaktuar befasi në bazë të asaj që kemi realizuar dhe thënë gjatë fushatës”, tha ai.

Këto zgjedhje sipas tij, kanë ndëshkuar një klasë politike e cila është tashmë në opozitë, jo vetëm për retorikën që ka qenë denigruese dhe fyese, por edhe për politikat e tyre në të kaluarën.

I pyetur se a kanë ndikuar votat e VMRO-DPMNE-së në këto zgjedhje, Ibrahimi me konstatim se këto i kemi të njohura gjatë qeverisjes së BDI-së dhe tani si opozitë me Levicën.

“Ajo që duhet të thuhet se koalicionet nëpër komuna për pushtet lokal kanë ekzistuar gjithnjë dhe nuk ka ndodhur për herë të parë në këto zgjedhje. Ne kemi gjithnjë koalicionet e BDI-së në të kaluarën me partitë që kanë qenë në pushtetin qendror për Qytetin e Shkupit apo për komuna të caktuara. Bile për fat të keq BDI në këtë kohë ka bërë koalicione me partitë e opozitës maqedonase siç është Levica që është një parti antishqiptare dhe antievropiane dhe nëse i shihni votat nëpër komuna të caktuara kjo mund të verifikohet”, ka thënë lideri i Alternativës, Ibrahimi,

Shton se VLEN ka bërë një fitore spektakolare që mund t’ju bind siç thotë, “se nuk ka ndikuar fare vota maqedonase”.

“Shembull në Çair, aty keni dallimin mbi 3 mijë vota, ndërsa listën e këshilltarëve të VMRO-së dhe partive tjera nuk e keni as 2 mijë vota maqedonase. Fitorja nuk është bërë me vota maqedonase, ose në komunën e Tetovës e keni mbi 5 mijë vota dhe mund ta shihni se sa është reale vota maqedonase”, ka thënë mes tjerash Ibrahimi.

sqShqip