Kryetari i Këshillit Komunal të Likovës, Zekirja Shaini, së bashku me këshilltarët komunalë Lirim Jashari dhe Muhamet Memedi, kryetarët e bashkësive lokale dhe përfaqësues të bizneseve, zhvilloi takim me drejtorin e EVN-së në Kumanovë për problemin e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në Sllupçan, Orizare dhe vendbanimet e tjera të Komunës së Likovës, shkruan Open-TV.
Nga EVN-ja u bë e ditur se një nga shkaqet kryesore është vjetërsia e siguresave në largpërçuesin që furnizon këto vendbanime.
Nga 7 shtatori, ekipet e EVN-së do të dalin në terren për të evidentuar dhe eliminuar problemet.
🔧 Ndërsa nga janari 2027 janë paralajmëruar investime në rrjet dhe përmirësim i të gjithë largpërçuesit.
Premtimet e dhëna do të dërgohen edhe zyrtarisht me shkrim. Banorët presin që këtë herë premtimet të shndërrohen në zgjidhje konkrete. (OPEN-TV)

