Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i partisë “Lëvizja Populli”, Zejd Rexhepi është shprehur kundër projektit “Safe City”, duke dalë me qëndrim ndryshe nga BDI, parti me të cilën është në koalicion.

Ai thotë se ky projekt është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues.

“Jemi për sigurinë e qytetarëve, por projekti “Safe City” është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues⁣
-sepse rrugët dhe infrastruktura e qyteteve të përfshira janë nën çdo standard evropian dhe nuk krijojnë kushte reale për zbatim të drejtë të këtij sistemi.⁣

-sepse qëllimi real i qeverisë nuk është siguria e qytetarëve, por mbushja e boshllëqeve buxhetore përmes gjobave.⁣
⁣Ëë sepse nuk përfshihet i gjithë shteti, por vetëm disa qytete të caktuara, duke krijuar trajtim të pabarabartë për qytetarët.⁣
– sepse në të tre qytetet e përfshira — Shkup, Kumanovë dhe Tetovë — gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndërsa qeveria ka lejuar që softueri i projektit të përgatitet vetëm në gjuhën maqedonase.⁣

⁣-pasi korrigjimi i softuerit do të kërkojë harxhime shtesë buxhetore, të cilat përsëri do të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit”, ka shkruar deputeti Rexhepi.

sqShqip