Në kuadër të një simpoziumi me pjesëmarrje ndërkombëtare, të organizuar nga Shoqata e Mjekëve të Familjes të Republikës së Maqedonisë, do të prezantohet një nga risitë më të rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve dermatologjike. Dr. Lulije Jahja do të mbajë një ligjëratë mbi terapitë më të reja në trajtimin e Vitiligo, një sëmundje që më herët konsiderohej e pashërueshme, transmeton Lideri.mk.

Ajo thekson se në Maqedoninë e Veriut tashmë janë trajtuar me sukses disa pacientë, ndërsa rastet e para janë realizuar prej saj në Kërçovë, me rezultate shumë të kënaqshme. Terapia biologjike, e cila është bërë e disponueshme në vend që nga shtatori i vitit 2025, më parë sigurohej vetëm jashtë shtetit.

Në këtë simpozium, Dr.Lulije Jahja është ftuar të prezantojë rastet konkrete të trajtuara dhe të ndajë përvojën profesionale mbi menaxhimin dhe ndjekjen e pacientëve me këtë terapi moderne./Lideri

sqShqip