May 3, 2024
Shqipëri

Zbulohet naftë në Shqipëri me kualitet të lartë si ajo në Arabinë Saudite

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë në komunikatë për media ku ka folur për zbulimin e naftës në Shpirag. Rama tha se nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë.

“Nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut e cilësisë më të lartë.Nafta e zbuluar mund të futet për konsum të automjeteve. Nafta e zbuluar e të njëjtës cilësi si ajo e Arabisë Saudite. Po përgatitet plani i madh i investimit. Zbulimi në Shpirag, pas një pune thuajse 10 vjeçare”, tha ndër të tjera Rama.