May 9, 2024
Maqedoni

Eskobar nesër zbarkon në Shkup, i ka “nja dy fjalë” edhe me Mickoskin

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, nesër (e enjte, 24 gusht 2023) do të vizitojë Shkupin. Eskobar do të jetë në vend edhe të premten (25 gusht), kur janë planifikuar edhe shumica e takimeve me bashkëbiseduesit e tij. Përveç kreut shtetëror-qeveritar, Escobar do të takohet edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Vizita e Eskobarit vjen pas fillimit të procedurës plenare parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Rendi i ditës është miratuar me 70 vota “pro” dhe se pasi është shteruar diskutimi për projektvendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka shtyrë votimin deri në sigurimin e shumicës prej dy të tretave.