May 4, 2024
Dossier

Zagrebi, qyteti me lidhje të shumëta me shqiptarët (Foto)

Kroacia – një vend i vërtetë evropian, që tani shquhet me pastërti, turizëm, siguri, kulturë e qytetërim, historikisht ka një lidhje të ngushtë jo vetëm se ekonomike, por edhe politike e kulturore me shqiptarët.
Këtu gjendet një thesar i madh i trashëgimisë sonë, pjesë të së cilës patëm rastin ta prekim nga afër gjatë qëndrimit tonë studimor disaditor në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb, bashkë me drejtorin e Institutit, Skender Asani dhe kolegun Besnik Rameti.
Fati jonë që në Zagreb gjendet një ambasador mik dhe shumë i aftë, prof. dr. Milaim Fetai, i cili na mundësoi që pas punës së lodhshme tërëditore në arkiv, pasditeve të çlodhemi duke takuar edhe disa nga shqiptarët e suksesshëm të Zagrebit dhe Kroacisë.
Kështu, do të na mbeten të paharruara kujtimet gjatë takimeve me punëtorët e vyeshëm dhe veprimtarët e përkushtuar si: Memedali Zenuni në Velika Goricë, mjekun e njohur urolog Shoip Shoipi në Spitalin e Zagrebit, zv/muftiun e Kroacisë Mevludin Arsllani, deputeten e njohur Ermina Lekaj Përljaskaj, familjarin e Nënës Tereze – artistin Gjon Antoni, aktivistin Muhamedin e Gradecit, e të tjerë…
Të fala të përzemërta dhe respekt të gjithëve!

(Sevdail Demiri, ITKSHSH)