May 7, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë vajza 23 vjeçare nga Tetova, u përplas nga vetura

Një vajzë 23 vjeçare nga fshati Saraqinë i Tetovës sot ka ndërruar jetë, pasi katër ditë qëndroi në koma. Më 15 gusht ajo u përplas nga një veturë në bulevarin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, kurse vetura drejtohej nga një 49 vjeçar banor i fshatit Reçicë e Madhe.
Për shkak të seriozitetit të lëndimeve ajo ishte transferuar nga Klinika e Tetovës në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku sot ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për vajzën Teodora R. nga fshati Saraqinë, njoftuan nga policia në Tetovë./VoxTv