May 3, 2024
Maqedoni

Zaev uron kancelarin e ri gjerman: Besoj se partneriteti mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të intensifikohet

Kryeministri Zoran Zaev ka uruar kancelarin e sapozgjedhur gjerman Olaf Scholz.

“Urime të sinqerta për kancelarin e ri gjerman, socialdemokratin Olaf Scholz. Vitet e fundit kemi thelluar bashkëpunimin tonë me Gjermaninë, si partneri ynë i ndershëm dhe strategjik.

Besoj se partneriteti mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të intensifikohet dhe përmirësohet”, ka shkruar kryeministri Zaev në “Twitter”.