Maqedoni

Zaev të martën do të kërkojë t’i vërtetohet dorëheqja nga LSDM

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp tha se të martën do ta thërrasë Këshillin Qendror të LSDM-së për ta vërtetuar dorëheqjen e tij nga partia.

Ai shtoi se me këtë fillon edhe procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë dhe mandatarit në qeveri.

Ndryshe, natën e 31 tetorit, kryeministri dhe kryetari i LSDM-së për shkak të rezultateve të dobëta në komuna dha dorëheqje nga funksioni partiak dhe nga pozita e kryeministrit.

Në ndërkohë, nuk dihet se kush do të jetë kryetari i ri i cili po ashtu pritet të jetë mandatar në qeverinë e re e cila të enjten e kaluar i shpëtoi mosbesimit.