Kandidatët e ASh-së me aksion ndërgjegjësimi për personat me nevoja të posaçme

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët që garojnë për Këshillin Komunal të Tetovës kanë ndërmarrë sot një aksion ndërgjegjësimi për vështirësitë me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të veçanta.

Kanë vendosur disa kuti në hyrje të objektit të Komunës së Tetovës për të simbolizuar pengesat që kanë kjo kategori e qytetarëve për të hyrë në institucionet publike.

“Shumë institucione në kuadër të pushtetit lokal dhe njësi rajonale të institucioneve qendrore janë diskriminuese për një kategori të qytetarëve të Tetovës edhe pse të njëjtit janë taksapagues të rregullt si të gjithë të tjerët. Personat me aftësi të veçanta mund të hyjnë vetëm në katin përdhese të Komunës, por jo edhe në katin ku ndodhen zyrat kryesore të këtij institucioni. Pengesa për këtë kategori të qytetarëve ka edhe në Kadastër, Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin pensional invalidor, që tangon drejtpërdrejt këta bashkëqytetarë, si dhe shumë institucione të tjera”.- deklaroi

Pengesat fizike e shëndetësore me të cilat përballen shumë bashkëqytetarë nuk guxojmë t’i rëndojmë me pengesa të tjera që i krijojmë gjatë ndërtimit të objekteve vetëm sipas egos tonë, tha Osmani duke theksuar përgjegjësitë e Komunës për të zgjidhur këto probleme.