May 14, 2024
Maqedoni

Zaev qetëson familjarët: Janë evakuuar të gjithë shtetasit tanë në Afganistan

Kryeministri Zoran Zaev ka qetësuar familjarët e shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë qenë në pritje për evakuuim nga Kabuli. Ka bërë të ditur, se të gjithë qytetarët që janë paraqitur për evakuuim, tashmë e kanë lëshuar Kabulin.

“Dua të njoftoj, se nga më shumë burime kemi marrë informacionin se të gjithë qytetarët që u paraqiten për evakuim dhe janë shtetas tanë, e kanë lëshuar Kabulin”, tha Zaevi në Jegunovcë.

Ka njoftuar, se disa prej tyre gjenden në Britani të Madhe, të tjerët në Norvegji. Pritet kthimi i tyre në Maqedoni.

“Të gjithë qytetarët që janë paraqitur për evakuim, janë evakuuar. Për momentin nuk ka shtetas tanë në Kabul”, tha Zaev.