May 2, 2024
Maqedoni

Zaev: Pas zgjedhjeve lokale, shumica parlamentare do të zgjerohet

Kryeministri Zoran Zaev thotë se pas zgjedhjeve lokale shumica parlamentare do të zgjerohet. Duke mos dashur t’i komentojë koalicionet e partive politike shqiptare për raundin e dytë zgjedhor, Zaev shtoi se është normale që partitë të bashkëpunojnë për rezultat sa më të mirë. Ai gjithashtu kërkoi nga partitë që pretendojnë shumicë të re të tregojnë mbi cilat parime bazohen për të.