May 20, 2024
Maqedoni

Zaev nuk pranon dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit

Kryeministri Zoran Zaev nuk pranoi dorëheqjet e ministrit Venko Filipçe dhe zëvendësministrit, Ilir Hasani. Ai tha se kanë shpëtuar mijëra jetë me angazhimin e tyre.

“Nuk ka arsye të ketë përgjegjësi politike ose morale te ministrat. Për gabimet eventuale, do të deklarohen organet kompetente. Nuk do të lejoj politizim të tragjedisë në spitalin e Tetovës. ne politikanët nuk guxojmë ta interpretojmë raportin e ekspertëve. Është zbuluar arsyeja e zjarrit dhe është publikuar publikisht”, tha Zaev.

Ai shtoi se nëse ka përgjegjësi, këtë do ta thonë institucionet përkatëse.

Vendimin Zaev e dha pasi që Prokuroria tha detaje se si ka shpërthyer zjarri në spitalin modular.