May 10, 2024
Maqedoni

Zaev shfaqet në facebook, asnjë fjalë për dorëheqjen

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar në facebook, pas dorëzimit të mocionit për votimin e besimit të Qeverisë nga ana e opozitës.

Ai shkruan se këto ditë, sipas tij, po shohim kërcënim të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes së Ohrit dhe shoqërisë së barabartë.

“Por, ka ky shtet popull, dhe qytetarë, demokratë dhe luftëtar, politikanë dhe parti politike të cilët nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski gta rrobërojnë dhe dërgojnë në humnerë përsëri shtetin. E di që prapa kësaj kauze si fortesë qëndrojnë shumica e qytetarëve tanë dhe të deputetëve”, shkruan Zaev, raporton SHENJA.