May 2, 2024
Maqedoni

Arianit Xhaferit i ndahet çmimi “Personalitet i vitit” për aktivitetin e tij humanitar

Aktivisti i sektorit civil nga Tetova, Arianit Xhaferi ka fituar cmimin “Personalitet human i vitit” (Human Poedimec na Godinata) për vitin 2021, për aktivitetin e tij humanitar. Ky çmim i është ndarë nga shoqata “Shtëpia e Fatit” (Kuqata na Sreqata).

“S’kam bërë asgjë më shumë se sa që kam mundur… dhe s’kam qenë asnjëherë vetëm në misionet humanitare. Kemi ndërtuar shtëpi, kemi blerë banesa, kemi furnizuar me ushqim e ndihma të tjera familjet më të sfiduara financiarisht, kemi paguar fatura të energjisë elektrike, kemi blerë mjete pune, kemi blerë ilaçe, kemi paguar shërbime shëndetësore, dhe shumë gjëra të tjera… e gjithë kjo ka qenë e mundur vetëm me ndihmën e njerëzve zemërgjerë të cilët kanë ndarë nga pasuria e tyre për t’i ndihmuar ata në nevojë”, ka thënë Xhaferi pasi i është kumtuar ky lajm.

“Për mua është nder të jem në këtë listë të publikuar në Куќа на Среќата… do të vazhdojmë të ndërhyjmë aty ku ka nevojë për të mbushur zbrazëtirat që i ka lënë një sistem i dështuar i politikave sociale në vendin tonë, dhe jo vetëm…
Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit me zemër të madhe që e bëjnë të mundur gëzimin e atyre që janë me më pak fat”, thekson Xhaferi.