Zaev komenton ndodhitë në veri të Kosovës: Të pakëndshme, liderët të ulen në tryezë
Të pakëndshme i ka vlerësuar pamjet që erdhën nga veriu i Kosovës ditëve të fundit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në paraqitjen para media me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, Zaev tha se është për dialog dhe ku liderë ulen në tryezë për të zgjidhur problemet.
Kufijtë duhet të jenë të hapura, shtoi ai, sepse në të kundërshtën dërgohen “porosi të këqija”.
“Si person që respektoj dialogun, bisedimet dhe ndërtimin e miqësive, jam për çdo formë ku liderët ulen në tryezë dhe bisedojnë për çdo zgjidhje. Shpresoj se i gjithë rajoni në mënyrë dominante do të ulet në tryezë dhe do të bisedojë për zgjidhje. Të pakëndshme janë zhvillimet që i pamë në Kosovë, të pakëndshme janë zhvillimet që i shohim mes dy vendeve. Mund vetëm të apelojmë se duhet të jenë kufijtë të hapur në të gjitha anët, qoftë edhe nëse janë qytetarë të panjohur, sepse në këtë mënyrë dërgohen porosi të këqija, në rajon. Me të vërtetë jemi Ballkan i shekullit XXI dhe duhet ashtu të sillemi, si shtete që duan të jenë anëtare të plofuqsihme të Bashkimit Evropian dhe në këtë frymë duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, për bisedime, për partneritet, për bashkëpunime bilaterale dhe multilaterale”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ka folur edhe për mospjesëmarrjen e Kosovës në iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.
I pyetur se a janë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, pasojë e këtij vendimi të Kosovës, Zaev me përgjigje:
“Edhe njëherë deklaroj se Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Ballkanit në rrugën e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Ndërkaq tashmë janë bërë më shumë se një javë që kur Jarinja dhe Bërnjaku janë bllokuar me kamionë, të cilët po protestojnë kundër vendosjes së masës së reciprocitetit të targave nga pala e Kosovës.
Ditë më parë, u dogj edhe Qendra për regjistrimin e automjeteve në Zubin Potok, kurse në Zveçan u hodhën bomba dore. Të gjitha këto, kreu i Kosovës i vlerësoi si të nxitura nga pala serbe dhe që realizohen nga grupe kriminele./TV21