May 23, 2024
Maqedoni

Sali: Kemi plan real dhe konkretë për të shtuar hapësirat e gjelbra në Çair

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali në emisionin 200 në Alsat tha se ata kanë plan konkret për të shtuar hapësirat e gjelbërta në komunën.
“Ne kemi plan të mirë real për të shtuar vëllimin e hapësirave të gjelbrave e them edhe vëllimin edhe sipërfaqes. Deri tani kemi parë mbjelle të drunjve vetëm për fushata, ne do të mbyllim në mënyrë sistematike. Shtimi do të bëhet edhe me çatitë e ndërtesave që do të reflektojnë nxehtësi. Për hapësirat e gjelbërta do të mbrohen edhe mirëmbahen edhe parqet shkollave, duke e ditur se janë lënë pas dore. Mastar plani i ri parasheh proporcion në mes numrit të banorëve dhe hapësirave të gjelbërimit”, tha Sali.