May 6, 2024
Maqedoni

Zaev dhe Grubi takojnë përfaqësues të komunitetit rom

Sot bashkë me kryeministrin Zaev takuam përfaqësues të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilët diskutuam rreth procesit të integrimit të tyre në shoqërinë tonë.

Ne si Qeveri tashmë kemi përpiluar strategji nacionale për komunitetin rom përmes të cilës ne synojmë të arrijmë një zhvillim të përhershëm në sferën sociale, ekonomike dhe politike e sidomos në pjesën e mbrojtjes së këtij komuniteti nga diskriminimi dhe racizmi.

Maqedonia e Veriut është vend multietnik por dhe shembull për tërë rajonin dhe më gjerë sa i takon integrimit të komunitetit rom në shoqërinë tonë.