May 4, 2024
Maqedoni

Zaev: BE-ja na ka borxh moral, duhet ta zhbllokojnë procesin e integrimeve

Kryeministri Zoran Zaev kërkon nga BE-ja zhbllokim të procesit eurointegrues të vendit, pasi që siç vlerëson janë plotësuar të gjitha reformat e kërkuara. I pranishëm në Forumin Evropian Alpbah, i cili këtë vit përkushtohet në tre tema: “Sigurimi i ardhmërisë së Evropës “, “Financimi i ardhmërisë së Evropës” dhe “Ndryshimet klimatike”, Zaev deklaroi që ajo që vendi është në rrugën e vërtetë dhe se i plotësoi të gjitha kriteret, u konfirmua me vendimin dhe rekomandimin e Komisionit Evropian deri te Këshilli Evropian më 20 mars të vitit 2020.

Zoran Zaev, kryeministër

“BE-ja ka detyrim moral ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha reformat në vend u zbatuan ose janë duke u zbatuar, me fqinjët i zgjidhëm çështjet që ishin të hapura pas disa dekadave, siç ishte Marrëveshja e Prespës me Greqinë, ose Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi me Bullgarin. Maqedonia e Veriut është model i suksesshëm i një bashkësie funksionale multietnike dhe një udhëheqës i bashkëpunimit rajonal, ndërsa me anëtarësimin në NATO u bëmë një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri Zaev mori pjesë në panelin “Perspektivat e Maqedonisë së Veriut” bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor, dhe në fjalimin e tij hyrës theksoi se anëtarësimi i vendit në BE është perspektivë edhe pa alternativë edhe krahas dëshpërimit nga bllokimi i procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Jemi tërësisht të përkushtuar në këtë proces prandaj na udhëheqin vlerat evropiane që janë edhe vlera tona dhe të cilat me të gjitha politikat që i implementojmë e realizojnë evropeizmin dhe ky është motivimi ynë më i fuqishëm. Qëllimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është anëtarësim për shkak të anëtarësimit por për shkak të arritjes së standardeve dhe implementimit të atyre standardeve në të gjitha sferat e shoqërisë sonë”.

Ai shtoi se të gjitha shtetet anëtare janë të njëzëshme që Maqedonia e Veriut ka realizuar dhe se BE-ja mbetet të përmbush vendimin e saj për fillimin e bisedimeve dhe se shpreson se kjo do të bëhet realitet sapo Bullgaria të formojë një qeveri politike funksionale dhe tha se shpreson se Samiti për Ballkanin Perëndimor në Lubjanë më 6 tetor do të ketë një lëvizje serioze drejt zgjerimit të bllokuar të BE -së.

Emine Ismaili /SHENJA/