May 10, 2024
Maqedoni

Zaev: Alternativa do të udhëheqë me 3 ministri

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me kreun e Alternativës, Afrim Gashi tha se kanë arritur marrëveshje që kjo parti të bëhet pjesë e qeverisë dhe shumicës parlamentare, shkruan TV21. Zaev tha se marrëveshja është bërë deri në vitin 2024 sotme për shtyp

“Alternativa do të emërojë ministrinë e Shëndetësisë, do të merr Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, një ministër pa resorë për Diasporën, tre zëvendës ministra, një zv/ministër për Arsim, zv/ministër për Kulturë, një mbetet për ta konkretizuar, edhe pse kemi folur për Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Zaev.