Z. Pendarovski tani për tani ju jeni figura më emblematike politike në RMV
Ejup Berisha
I nderuari President i Republikës Z. Stevo Pendarovski në vazhdimsi po i përcjell paraqitjet e tuaja në publik dhe po i dëgjoj deklaratat e juaja zyrtare që po i jepni në media apo nëpër ngjarje të ndryshme ku ju jeni të pranishëm dhe mund të themë se me to gjithçka është në rregull. Mund të themë se në aspekt formal ato janë deklarata shumë të mira, të matura dhe më përmbajtësoret që mund ti thotë dhe ti ketë thënë deri tani ndonjë personalitet publik apo ndonjë politikan në shtetin tonë RMV. Ju përgëzoj për guximin që e keni Z. President që të shpreheni në frymën e mirësisë dhe tolerancës dhe për faktin se ato kan të ë ndjeshmëri për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët e Republikës së Maqedonisë të ngarkuar me probleme dhe vështërsi të shumta me të cilat shumica e tyre ballafaqohen në jetë siq janë vështërsitë e shkaktuara nga kriza e thellë ekonomike dhe së fundmi me tmerrin e shkaktuar me krizën me Virusin famkeq Covid 19. Gjykuar në bazë të karakterit dhe natyrës njerëzore deklaratat tuaja janë më në nivel dhe më njerëzore nëse krahasohen me deklaratat e të gjithë personaliteteve më të larta publike me të cilët ju e ndani ambientin apo kierakinë politike bashk. Derisa disa prej tyre janë të preokupuar me luftën e ashpër dhe të pamëshirshme për rejting dhe për pushtet më të madh personal ju flitni dhe veproni për arritjen e të mirës dhe për realizimin e interesit të përgjithshëm në shtet. Kjo ju bën faktorë më serioz dhe më të besueshëm këtu te ne. Ju disa herë deri tani keni thirrur mbledhje të Këshillit të sigurisë të RMV-së ku nga keni miratuar masa dhe institucionet kompetente keni kërkuar aktivitete dhe masa adekuate për luftë më efikase kundër së keqes më të madhe të përgjithshme Virusit të padukshëm, më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës Covid 19. Vazhdoni edhe më tej kështu Z.President sepse ne si qytetarë kemi nevojë për një politikan të tillë të kujdeshëm dhe të përkushtuar i cili është më afër neshë në përpjekje për të na ndihmuar që ti tejkalojmë sfidat, sprovat dhe vështirësitë shumë të rënda nëpër të cilat po kalojmë e ato janë bërë të tipit Të jemi apo të mos jemi apo To be or not to be. Z.President i Republikës ajo që po më pëlqen më së tepërmi te ju është gatishmëria e juaj për ti pranuar dështimet dhe të metat në skenën politike të vendit tonë. Derisa të gjithë politikanët në korr flasin për suksese dhe të arritura të jashtzakonshme në ambientin politik ju flitni edhe për dështime dhe lëshime në sfera të caktuara të zbatimit të pushtetit dhe të aktiviteteve për realizimin e premtimeve që u janë dhënë qytetarëve në qastin kur e keni pranuar sfidën dhe obligimin për ta ushtruar postin N-1 në shtet. Derisa të gjithë flasin për të arritura të mëdha dhe të jashtzakonshme si rezultat i angazhimit të tyre politik ju me guximin dhe me ndjeshërinë e një politikani bashkëkohor dhe modest thoni se ne nuk jemi të përkryer dhe kemi dështuar në këtë apo në atë sferë të angazhimit politik. Ajo që është për tu përshëndetur te ju është gatishmëria për të pa dobësi dhe mangësi në oborrin apo në rrethin tuaj. Kjo Z Pendarovski Ju bën luftëtar më të madh dhe më të përkushtuar në luftën për Demokraci dhe drejtësi. Pa hamendje thoni se nuk është arritur objektivi për tu siguruar Drejtësi për të gjithë dhe nga kjo nuk tërhiqeni. Drejtësia Z.President është virtyt i Perendisë dhe i botës së civilizuar prandaj ju lutem mos hiqni dorë dhe mos u zbrapsni nga kërkesa që në shtet të kemi drejtësi të gjithë ne. Kjo ju mba në piedestalin më të lartë aty ku për momentin ndodheni si politikan dhe si figurë qëndrore e sistemit politik apo aty ku nuk mund të ngjitet asnjë politikan tjetër. Unë pajtohem me ju se në shtet skemi Drejtësi dhe atë jo me fajin tuaj por me fajin e të gjithë faktorëve të tjerë të angazhuar në politikë. Prandaj duhet bërë përpjekje që të sigurohet drejtësi për të gjithë qytetarët e këtij shteti kuptohet me angazhimin e të gjithëve e jo vetëm tuajin Z.President. Drejtësia është fenomen univerzal shoqëror dhe njerëzor prandaj zbatimi i saj nuk guxon të jetë i pjesëshëm dhe përjashtues. Kërkesa që të sigurohet Drejtësi për të gjithë flet shumë pra në shtet nuk guxon të ketë të privilegjuar dhe jo të privilegjuar nga zbatimi i saj por të gjithë qytetarët duhet ta ndjejnë prezencën dhe veprimin e drejtësisë në mënyrë të barabartë në jetën e përditshme. Drejtësia dhe Demokracia e përjashtojnë termin të paprivlegjuar. Z President pasiqë ju jeni mbështetës i fuqishëm i tezës se duhet të ketë drejtësi për të gjithë dhe ne që e mbështesim këtë tezë do të ju mbështesim përgjithmonë juve kuptohet derisa nuk e vërejmë dhe nuk e kuptojmë se edhe ju po i shmangeni kësaj teze dhe gatishmërie që të sigurohet Drejtësi për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vazhdoni të jeni jo vetëm politikan por edhe mbështetës i ideve pozitive dhe përparimtare. Z.President ne kemi nevojë për ato ide dhe teza sikrse që kemi nevojë për ajër, dritë, për ujë dhe ushqim.