May 6, 2024
Kolumna

Dënime pamëshirë dhe pa pardon për dhunuesit e vajzës se mitur 11 vjeçare në Kosovë

Ejup Berisha

Dhunimi i vajzës së mitur nga pesë persona keqbërës që ndodhi diteve te fundit në Prishtinë kryeqytetin e Kosovës është jo vetëmse një tragjedi e madhe por edhe një katastrofë e përgjithsme njerëzore. Dhunimi i një vajze të mitur 11 vjecare është krim makabër i cili duhet dēnuar shumë rënd, ashpēr dhe pa pardon jo vetëm se nga institucionet kompetente shtetērore por edhe nga qytetarët e RKS-së me protesta dhe demonstrata masovike. Fëmijët e mitur nuk duhet lënë ne kontakte dhe në pa mëshirën e njerëzve të corientuar, të coroditur e tē semure psicik sepse kēta nuk dinë të bëjnē gjë tjetër përpos që të bëjnë vepra të këqija e makabre apo të dhunojnë dhe atë duke mos i kursyer as fëmijët nga keqtrajtimi. Është kjo një ngjarje shumë e trishte që nuk duhet toleruar më, si dhe sinjal alarmi se shqiptarët duhet përfundimisht të zgjohen nga gjumi dhe tua japin dënimin e merituar dhunuesve të pashpirtë dhe të poshtër të fëmijëve. Në kete rast por edhe në rastet e tjera të cilat do të mund të ndodhin e të cilat nuk duhet lejuar që të ndodhin asesi në të ardhmen duhet reaguar në mënyrë adekuate, pa pardon dhe pa keqardhje ndaj asnjërit prej dhunuesve. Le të denohen me vendime gjyqesore të larta, të mos mbeten të padënuar jo vetëmse këta pesë njerëz monstra të cilët këtyre ditëve jo vetëmse e shkatrruan por edhe e vranë fëmijerinë e një fëmije të njomë dhe të pafajshëm ne Kosove. Turp turp turp. Kur në Belgjikë në fillim vitet 90 të shek 20 pati ndodhur dhe u zbulua një rast i rëndë e i shëmtuar pedofilie ku ishin keqpërdorur disa fëmijë të mitur për qëllime pornografike, shoqëria belge atekohe u ngrit masovikisht në këmbë u mobilizua në protesta, foli ashpër me zë të larte e vendosmërishtë. Ne njërën prej protestave që u mbajt atëkohë në sheshin kryesor të Brukselit protestuesit njëmilion njerëz thanë se po qe nevoja të ndryshohet edhe sistemi shoqëror dhe shtetëror me qëllim që tē pamundesohet keqperdorimi i fëmijëve për qëllime të errëta edhe këtë gjë do ta bëjnë. Prandaj edhe ne shqiptaret të protestojmë fuqishëm, me vendosmëri masovikisht, ashpër dhe me zë të lartë. Ndërsa po pati nevojë të bëhet dicka më e madhe edhe tabëjmë me qëllim që të mbrohemi nga dhunuesit dhe psilkpatët e shumtë aktiv në mesin tonë.