April 30, 2024
Kolumna

Kur do të përfundoj tranzicioni i stërzgjatur shoqëror te ne?

Ejup Berisha
Tridhjet vite nga rrënimi i ish sistemit komunist këtu te ne në RMV ne akoma ndodhemi në fazë tranzicioni duke pritur ta instalojmë si duket kapitalizmin. Edhe pse ne kishim shpresë se së pari do ta instalojmë sistemin demokratik të qeverisjes, por nga kjo pritshmëri e jona as shkronjën D nuk e kemi sot ne në shtet dhe në shoqëri. Se kur do të përfundoj ky tranzicion këtë askush nuk e thotë këtu te ne ndërsa si qëndron realiteti kjo fazë do të zgjasë edhe shtatëdhjetë vite tjera këtu te ne. Po po do të zgjatë edhe kaq sepse asgjë nuk ka lëvizur nga vendi apo nuk ka ndryshuar. Tani si duket ndodhemi në fazën e borgjezisë kjo është faza më e keqe dhe më e vështirë para kalimit në kapitalizëm. Në aktualitetin e tanishëm kemi një anarki me karakteristika të kaosit të kontrolluar dhe atë nga grupacionet e njerëzve që janë vënë në gjah pas parasë dhe pasurimit individual të shpejtë. Vënia pas parasë dhe tendenca për tu pasuruar shumë shpejtë te ne po bëhet pa kontrollë dhe pa rregulla apo duke i shkelur të gjitha rregullat egzistuese kushtetuese dhe ligjore. Mjafton të jeshë i afërt me strukturat politike në pushtet dhe me struktura tjera që posedojnë forcë dhe ndikim në shoqëri dhe si individ mund të bëshë çfar ta ka ëndja dhe çfar të duash dhe askush nuk mund të të bëj asgjë apo dhe askush nuk guxon të ta thotë asnjë fjalë të vetme. Në fakt mund të jeshë jashta ligjit apo dhe mund ti hipësh mbi shpind ligjit dhe askujt asgjë. Sot jashta ligjit ose mbi ligjin janë shumica e njerëzve duke filluar prej atyre që janë të obliguar dhe paguhen që ta respektojnë ligjin apo dhe që paguhen që të tjerët ti obligojnë që ta respektojnë kushtetutën dhe ligjin, e deri te ata që kanë vetëm obligim qytetarë që ta respektojnë ligjin. Pra paramendoni nëse pushtetarët nuk e respektojnë ligjin çfar mund të bëjnë qytetarët e rëndomtë, pra është shumë e kuptueshme dhe e logjikshme se edhe këta nuk e respektojnë të njëjtin. Në fakt mosrespektimi i rendit kushtetues dhe ligjor sot është bërë një lloj mode te ne. Si po tentojnë të pasurohen njerëzit sot shumica dërmuese pra këtë po e bëjnë në mënyrë të kundërligjshme duke e vjedhur dhe duke e përvetsuar o pronën shoqërore apo dhe pronat e individëve me shantazhe dhe me dhunë. Paramendoni nga njëra anë e kemi shtetin që i posedon të gjitha mekamizmat institucional për ti detyruar qytetarët që ti respektojnë kushtetutën dhe ligjet dhe nga ana tjetër i kemi disa individë të cilët kanë harruar se në këtë shtet ka mekanizma si dhe rregulla juridike të cilat nuk lejojnë që të shkilen rregullat kushtetuese dhe ligjore. Faza e stërzgjatur e tranzicionit të një shteti apo dhe të një shoqërie prodhon njerëz jonormal dhe të zhveshur nga logjika e shëndoshë njerëzore. Prandaj sot njeriu për njeriun është bërë ujk apo kafshë shpirtngrënëse. Ku është pra shteti në të gjitha këto ngjarje që e karakterizojnë këtë tranzicion anarkik me karakteriszika të kaosit të kontrolluar. Ky pra në disa raste është o neutral ndërsa në disa raste disa individ në pushtet janë në bashkveprim me individët e tjerë në tendencat për përvetsim të paligjshëm të pasurive shoqërore por edhe të atyre natyrore me qëllim të pasurimit të tyre. Pse atëher pushtetarët thonë se janë duke bërë shumë për respektimin e rregullave kushtetuese dhe ligjore apo për përforcimin e shtetit juridik kur shumica e individëve nuk respekton asgjë që është juridike në shtet. Si rezultat i këtij realiteti kemi rrezikim të sigurisë së përgjithëshme në shtet. Sot siguria këtu te ne është në nivelin zerro pra askush nuk është i sigurtë askund dhe për asgjë. Ndërsa jeta e njeriut nuk vlenë më as sa një çamçakëz,.këtë të fundit njeriu e hedh nga goja kur të dojë ndërsa edhe njeriun njeriu kriminel e vret kur te doje e si të dojë dhe i njëjti për këtë gjë apo për këtë veprim jonjerëzor të tij nuk jep kurrfar llogarie. Duke i pasur parasyshë të gjitha këto rrethana të pavolitshme që i ka prodhuar tranzicioni i stërzgjatur është mirë që kjo faze të përmbyllet disi me qëllim që të instalohet sistemi kapitalist krejt kjo me qëllim që të vendoset rregull dhe rend por edhe që siguria e njerëzve të ngritet në nivelin normal dhe të duhur. Një jetë e kemi të gjithë ne si njerëz nuk mund të ketë apo nuk duhet lejuar që një kategori e njerëzve të jetë shumë e privilegjuar dhe një shumicë e njerëzve të jetë e privuar nga çdo privilegj i mundshëm shoqëror.Nëse duam të kemi shoqëri normale dhe të përparuar duhet të vendoset rend dhe rregull nëse nuk duam atëher do të vazhdojmë me anarkinë me karakteristika të kaosit të kontrolluar por pa siguri për jetëtët dhe pronat e individëve. Kjo gjendje do të vazhdojë të prodhojë tragjedi njerëzore pa fund gjë që nuk është në interesin e askujt.