Kolumna

Z. Ahmeti, pse Marrëveshja e Ohrit më shumë është zbatuar në aspekt normativ e shumë më pak në aspekt faktik?!

Ejup Berisha

Këtyre ditëve do të shënohet 20 vjetori i nënshkrimit apo dhe i egzistimit të Marrveshjes kornizë të Ohrit këtu në RMV. Këtë si fakt tanimë e dinë të gjithë qytetarët që jetojnë këtu në këtë shtet, si dhe disa përfaqsues politik ndërkombëtar të SHBA-së dhe BE-së disa prej të cilëve ishin edhe nënshkrues të saj. Por a dihet se sa është realizuar deri tani kjo marrëveshje me të cilën u ndërpre konflikti i armatosur dhe u rivendos paqa e prishur këtu në vendin tonë në vitin 2001. Mund të thuhet se kjo qështje akoma nuk dihet saktësisht. Në teorinë juridike egziston një thënie se Marrëveshjet duhet zbatuar apo Pact sunt servanta. Rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit kemi shumë deklarata të ndryshme të dhëna në opinion nga përfaqsues të ndryshëm të Partive politike shqiptare të cilat ndonjëher janë jo bindëse por dhe kundëthënëse si edhe të padëshmuara plotësisht. Çdo deklaratë e dhënë deri tani nga përfaqsues të subjekteve politike shqiptare shumica e të cilave dalin nga Partia politike BDI janë vështirë të verifikuara dhe jo lehtë të vërtetuara apo shumica e tyre janë deklarata thjeshtë politike. Ndërsa në politikë nga politikanët që japin vlersime për ndonjë fenomen apo dhe ndonjë projekt të caktuar mjafton të thuhet vetëm kjo Po është realizuar edhe atë shumë më shumë seç është premtuar nga ne. Mbrëmë Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i pyetur se sa është zbatuar deri tani marrëveshja e Ohrit i njëjti ka deklaruar se Marrëveshja në fjalë është zbatuar tërësisht sa i përket aspektit normativ të saj ndërsa sa i përket aspektit faktik apo praktik të zbatimit të marrveshjes sipas tij ka ngelur ende punë për tu bërë. Mirë shumkush në opinion mund ta interpretoj këtë deklaratë të Ali Ahmetit si të mundet dhe si të dojë por unë personalisht atë e kuptoj se Marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar sa duhet apo dhe mjaftueshëm këtu te ne. Ky pra është opinioni apo dhe vlersimi im sa i përket deklaratës së mbrëmshme të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në prag të shënimit të 20 vjetorit të Marrveshjes së Ohrit. Në teorinë dhe praktikën juridike zbatimi i aspektit normativ pa zbatimin e dispozitave juridike në praktikë paraqet zbatim jo të duhur dhe jo të plotë të ndonjë projekti siç është edhe vet marrëveshja e Ohrit. Në teori ndoshta mjafton të thuhet se një qështje është zbatuar në aspekt normativ tërësisht por në aspekt praktik thënia se ende duhet për tu bërë është dëshmi se për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit edhe 20 vite pas egzistimit të saj Partia shqiptare në pushtet e Ali Ahmetit nuk ka bërë edhe aq mjaftueshëm. Pra ky subjekt politik sa i përket zbatimit të marrveshjes së Ohrit në aspekt normativ-ligjor mund të krenohet e lëvdrohet ndoshta shumë por sa i përket zbatimit praktik të saj ajo nuk ka të drejtë të lëvdrohete dhe krenohet edhe aq shumë. Dhe unë si jurist por edhe si politolog nuk e kuptoj se si mund të realizohet aspekti normativ i nje marreveshjeje tërësisht ndërsa sa i përket aspektit faktik të kenë mbetur akoma punë për tu bërë. Sa e di unë sa i përket aspektit normativ ai vetëmse miratohet apo përcaktimet si dhe pikat kryesore të saj shëndrrohen në ligje ndërsa nëse duhet të arrihet qëllimi i zbatimit të plotë dispozitat e tij duhet të realizohen patjetër në aspekt faktik plotësisht. Kjo nënkupton se nëse është realizuar aspekti normativ teresisht atehër edhe aspekti faktik duhet të realizohet tërësisht, këto dy aspekte pra duhet të shkojnë paralel. Dhe nëse realizohen dy aspektet ai normativ por edhe ai faktik nuk ka më punë që duhet për tu realizuar pasiqë të njëjtat duhet të shkojnë paralel.Kjo pra është sa i perket aspekteve De jure dhe de facto të realizimit të projekteve politiko-juridike apo në rastin konkret sa i përket zbatimit të Marrveshjes së Ohrit e cila këtyre ditëve po i mbush 20 vite nga miratimi apo dhe egzistimi i saj ne RMV por jo edhe nga realizimi i saj pasiqë për realizimin e të njëjtës sipas kryetarit të BDI-së duhet pritur ende për tu bërë.