July 8, 2024
Maqedoni

Xhulian Shabani, zv.drejtor në RTVM

Xhulian Shabani do të jetë zv.drejtor i ri i Radio Televizionit të Maqedonisë së Veriut.

Shabani që vjen nga radhët e VLEN, pritet të udhëheqë programin në gjuhën shqipe periudhës që vjen.

Më parë është marrë me muzikë, por tani ka produksionin e vet dhe merret me krijime artistike. Ka përvojë të gjatë në fushën e marketingut, marrëdhënies me publikun dhe e njeh mirë punën në televizion pasi ka qenë i angazhuar për vite me radhë.