May 19, 2024
Maqedoni

Vajza e vogël fitoi betejën 9 mujore me leukeminë, festë në Klinikën e Pediatrisë në Shkup (FOTO)

Sot, në Klinikën e Pediatrisë, kishim një ditë feste. Ajshja më në fund, nën tingujt e ziles festive, pas 9 muaj trajtim kundër leukemisë, e fitoi betejën dhe sot përfundimisht iu kthye jetës normale.
Nën emocionet që na i dhuroi kjo ngjarje, sot ishin aty për ta mbështetur dhe uruar për këtë sukses, njëherazi duke dhënë mesazhin se asnjë sëmundje nuk është më e fuqishme se vullneti i çeliktë për jetë.
Duke ia uruar këtë sukses Ajshes , përmes një dhurate simbolike, uroj që zile të këtilla dhe ditë të këtilla të kemi sa më shpesh.
Ne jemi këtu pikërisht për këtë arsye!

Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë