May 19, 2024
Diaspora

Xhim Xhema, patrioti nga Medvegja që i kishte të hapura dyert e Senatit dhe Kongresit amerikan gjatë krizës së Kosovës

Dr.Vlora Obertinca

Me 16 Shkurt 2023, në Prishtinë u kremtua 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Askush nuk do ta mendonte në mars të vitit 1999 se, Kosova do të bëhej shtet i pavarur dhe sovran. Por, ja që nganjëherë armiku i’a huq prognozave dhe planeve të veta, si në rastin e Serbisë. Ndoshta, edhe këto plane famëkeqe të akademisë së shkencave serbe në krye me Vasa Cubriloviqin do të ishin realizuar që moti, po mos të ishin djemtë tanë të cilët nga represionet politike serbe, migruan në SHBA për të shpëtuar jetën e tyre. Ata migruan atje për të shpëtuar jetën dhe për të fituar kafshatën e gojes por, nuk e harruan atdheun e tyre asnjehere. Nuk i pershkruan lapsi as mendja me e ndritur vuajtjet e djemeve te ri shqiptare te cilet emigruan nen rrethana ilegale per te hyre ne token qe premtonte – Ameriken. Disa te fshehur ne furgona, disa ne anije , disa ne bagazhe te makinave, e disa duke notuar neper ujera te rrezikshme, mbijetuan disi dhe arriten te shkelnin ne token amerikane, ndonese pa pa para, pa familje, pa kulm mbi koke, pa ditur gjuhe, arriten disi te gjindeshin duke bere punet me te renda per te siguruar kafshaten e gojes. Andaj nuk thuhet kot se, paraja e gyrbetqareve tane eshte e shenjte sepse, eshte fituar me djersen e ballit.
Djepat e nenave shqiptare nuk heshten se perkunduri djem e vajza nder shekuj, te cilet u rriten dhe gjithmone u edukuan nen frymen e atdhe dashurise, duke mos sakrifikuar asgje nga vetja, qofte edhe jeten e tyre per te luftuar dhe sjellur lirine ne Kosove dhe ne te gjitha trojet etnike shqiptare . Dhe jo me kot, ne nje moment deshperues nga humbja e luftes ne Kosove, kryetari i akademis se shkencave serbe Vasa Cubriloviq kishte deklaruar se “na munden nenat shqiptare me djepat e tyre “.
Nje nga ato duar te shenjta te nenave shqiptare qe perkundte djepin, ishte edhe nene Kada e Jim Xhemes, patriotit shqiptaro – amerikan qe hyri ne historine shqiptare per kontributin e tij te dhene per zgjedhjen e ceshtjes se Kosoves. Ai shkriu pothuajse gjithe pasurine e tij qe e kishte krijuar me dekada, per te lobuar ne senat, kongres dhe state departmentin amerikan, ne menyre qe te senzibilizohej opinioni dhe politikanet amerikane, ne lidhje me padrejtesite dhe gjenocidin mbi popullin shqiptare te Kosoves nga ana e shtetit serb.
Jim Xhema nuk rreshti se punuari nate e dite per ceshtjen kombetare te Kosoves dhe gjithe shqiptareve ne trojet e tyre etnike. Te gjithe e dinin se ku gjindej shtepia e bardhe ne Washington por, vetem Jim Xhema kishte qasje ne ate shtepi ku krijohej dhe mbrohej rendi dhe ligji demokratik boteror. Ndonese, kishte dhene shume per Kosoven, hera e pare qe shkeli token e saj, ishte me rastin e varrimit te presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova ne janar te vitit 2006. U desh te kalonin 17 vite per te ardhur serish ne Kosove, dhe kete here me rastin e kremtimit te 15 vjetorit te pavaresise se Kosoves, si njeriu me meritor per kete ngjarje historike.
Ardhja e Jim Xhemes ne Kosove dhe e gjithe lobit shqiptaro amerikan, ishte shume emocionuese per te gjithe te pranishmit ne te gjitha evenimentet qe, u organizuan per nder te pavaresise dhe per nder te prezences se heroit tone kombetare Jim Xhema.
Momenti i emerimit zyrtar te nje rruge te rendesishme te Prishtines me emrin e tij, ne prezencen e tij ishte madheshtore. Fjalimi i tij drejtuar studenteve, akademikeve, profesoreve, politikaneve, ne Universitetin UBT, ne prezencen e Kryeministrit Kurti, ministrave te kabinetit te tij, rrjetit te bizneseve shqiptare te diaspores, Federates panshqiptare Vatra , dhe intelektual te shquar nga te gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, e beri fjalimin e tij nje fjalim impozant te shkruar me shkronja te arta,nje trashegimi kulturore dhe historike, qe do te mbahet mend gjenerate pas gjenerate, sa here te kremtohet pavaresia e Kosoves.
Shtrengimi i duarve dhe perqafimet vllazerore te Jim Xhemes me te gjithe patriotet shqiptare, me shume dashuri dhe perkushtim, posacerisht me Kryeministrin Kurti i cili i qendronte afer dhe e shiqonte ne sy me admirim dhe respekt te vecante, ishin me teper se krenari e percjellur me emocione te pa pershkruara per ta dhe te gjithe te pranishmit.
Shoqerimi i Jim Xhemes nga patriotet shqipatro amerikan nuk mungonte ne cdo hap, e posaqerisht nga kryetari i federates panshqiptare Vatra Dr. Elmi Berisha, i cili per nder te tij, per nder te Kosoves dhe per nder te Amerikes, beri cdo gje rreth organizimit te evenimenteve akademike, organizimit te takimeve te rangut me perfaqesuesit me te larte shteteror kosovar, e deri te pjesemarrjet ne kremtimin e dites se pavaresise ne ambasaden amerikane ne Prishtine. Ngjarje kjo qe ndodhi per here te pare, te kremtohej kjo dite e shenuar me nje program muzikor nga ushtaret amerikan qe sherbejn ne Kosove, e deri te kendimi i disa kengeve nga vet ambasdori amerikan.
Kosova brenda vitit shenon dy kremta te medha, diten e pavaresise se Kosoves dhe diten e pavaresise se shtetit amerikan sepse, Amerikën dhe amerikanët i konsiderojmë si popull vella qe na ndihmuan per tu rikthyer ne Kosoven e lire.

Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e decoroi activist e palodhur të çështjes mbarë shqiptare z. Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë, njofton zyra e presidentes, rapporton Bota sot.

Në të njëjtën ceremoni, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” edhe diplomati Amerikan z. Christopher Hyland.

Filantropi i njohur Xhim Xhema, nga Tupalla – Medvegje, mërgimtar i hershëm në SHBA, thuhet në njoftim ishte dekoruar më parë edhe me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit nga presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova.

Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e të decoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite.

“Duke e rikthyer vëmendjen te miqtë e Kosovës e atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën” , ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e ndarjes së decoratave.

Po ashtu sot në ditën e “Presidentit të Kosovës” Presidentja Osmani ka takuar pjesëtarët e Kolegjit Mbretëror të Mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar

“Sot në Ditën e Presidentit, rikujtojmë se shtëpia nuk mund të mbahet pa miq. Prandaj, ishte kënaqësi të mirëpres në Kosovë pjesëtarët e Kolegjit Mbretëror të Mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët vinin nga 12 shtete të ndryshme. Diskutuam për sfidat dhe progresin e Kosovës, si dhe për punën tonë të përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.”

Kush është Jimmy (Xhim) Xhema:

Jimmy (Xhim) Xhema, bashkatdhetari ynë i njohur që për gati katër dekada ka kontribuar shumë për Kosovën, Luginën e Preshevës dhe mbarë çështjen shqiptare ka lidhje të forta me botuesin Vegazetës, amihibiria Bozartaro amerikane.

I lindur në Luginën e Preshevës, Jim Xhema kishte lënë punën si mësues për të ndjekur rrugën e shumë shqiptarëve të tjerë në mërgim. Në SHBA kishte hapur biznesin e tij të ndërtimit që i solli një sukses të jashtëzakonshëm, ka shkruar Vehbi Bajrami.

Origjina dhe jeta e tij janë përshkruar bukur në librin “Shqiptarët e Amerikës” të autorit Vehbi Bajrami, duke shtuar se pasurinë e madhe që krijoi e vuri masivisht në shërbim të kauzës Kosoves dhe çështjes shqiptare..