May 20, 2024
Diaspora

Emocionuese, vjen nga Turqia në Maqedoni për të vizituar shtëpinë e të parëve e cila nuk i është dorëzuar kohës, por qëndron në këmbë (Foto)

Vitet e 50-ta të shekullit që lamë pas janë vite kur shqiptarët e (tani më ish) Jugosllavisë ishin pamëshirshëm të përbuzur, torturuar e terrorizuar nga pushteti i atëhershëm jugosllav. Kjo i detyroi qindra e qindra mijë shqiptarë të marrin rrugën e pakthim të shpërnguljes kudo nëpër Botë, e sidomos në Turqi. Lanë shtëpitë e tyre, tokat e pasurinë. Por, kujtimet nuk u zhdukën.

Një ndër familjet që morën një rrugë të shpërnguljes ishte edhe Familja Jahiu nga fshati Orizare. Familje e madhe dhe me autoritet në Orizare, e shumë më gjërë, Familja Jahiu, krijoi vendbanim të ri në Bursë të Turqisë. Por, kujtimi për vendlindjen nuk u shua kurrë. Edhe pasardhësit e gjeneratës që mori rrugën e pakthim të gurbetit, vizitojnë vendlindjen e të parëve të tillë.

Një rast i tillë emocionues është rasti i vizitës së Aycan Güler, të vendlindjes së Babait të tij, Feratit, të fshatit Orizare të Komunës së Likovës, respektivisht të shtëpisë së vjetër mbi 200 vjeçare, ku lindi prindi i tij. Gjaku është lëng, por nuk është ujë. (Open-TV)