April 26, 2024
Maqedoni

Xhevdet Hajredini: Kuvendi është shndërruar në shoping qendër ku bëhet shitë blerja e deputetëve

Xhevdet Hajredini tha se është e drejt e partive politike të marrin vendime se me kë do të bëjnë koalicion apo duan të rinë në pushtet.

“Jemi në një situatë shumë të paqartë. Në vepër i kemi përpjekjet e Zaevit për ta manipuluar publikun, qytetarët e Maqedonisë. LSDM dhe Zaev katër vite po thotë se kam shumicë stabile. Ai përnjëherë del dhe flet për të zgjeruar shumicën”, tha Hajredini.

Ai tha se Kuvendi është shndërruar në shoping qendër ku bëhet shitë blerja e deputetëve.

“Nëse ke shumicë stabile përse je i detyruar të futesh në këto lojëra. Qytetarët tonë kanë nevoja ekzistenciale” u shpreh Hajredini, në emisionin debativ në TV SHENJA.

Ai tha se datas për hyrje të vendit në BE nuk varet nga fakti se a do të jetë pjesë e Qeverisë Alternativa apo jo.