May 6, 2024
Maqedoni

Tetovarja ankohet në polici, ende nuk i ka marrë mobiljet që i kishte paguar para gati një viti

Një tetovare është ankuar në polici pasi ende nuk i ka marrë orenditë që i kishte porositur nga një person në fshatin Poroj, përcjell TV21. Tetovarja thotë se nuk ka marrë as një pjesë të parave, të cilat tashmë ia ka dhënë personit në fjalë.

“Një dyzet e shtatë vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, dje (08-janar) në ora 11.25 në SPB-Tetovë ka raportuar se para më pak se një viti nga një person nga Poroi i Tetovës ka porositur orendi për shtëpinë e saj dhe paraprakisht i kishte paguar vlerën e dakorduar lidhur me kompensimin e porosisë. Mirëpo, edhe pas dy muajsh, sa ka qenë kontrata, dhe as pas kësaj, orenditë nuk janë dorëzuar, as paratë nuk i janë kthyer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.