“Xheko Imperial” në Tiranë, një ndër hotelet më luksoze në Ballkan shënon jubileun 30 vjeçar (Video)
Është bukur të ëndërrosh por akoma më bukur është kur shikon se si ëndrra bëhet realitet një ditë. E tillë ka qenë për dy vëllezërit Agron dhe Albert Xheko, dy mjeshtra të mirënjohur të kuzhinës shqiptare që dikur kishin një ëndërr dhe dëshirë të hapnin një restorant të vogël pas rezidencës presidenciale. Atëbotë ata nuk e dinin se se pas 30 vitesh do të realizonin në të njëjtin vend një vepër të vërtetetë arti dhe luksi, që sot njihet si hotel “Xheko Imperial”.
Në vitin 1993, vëllezërit Xheko hapën në zemër të ish bllokut të parin restorant piceri “Carlsberg”. Për vetëm pak kohë restoranti mori famë brenda dhe jashtë kufinjve, aq sa kush vinte në Tiranë nuk largohej pa shijuar më parë një nga gatimet e rralla të mjeshtrit Agron Xheko, ish shefi i kuzhinës së Hotel Dajtit.
Nga ai restoranti i vjetër Carlsberg kanë mbetur vetëm disa video dhe fotografi që dëshmojnë rrugëtimin e gjatë të transformimeve të mëdha që nisi nga godina e vjetër 3 katëshe në rrugën “Ibrahim Rrugova”, për të mbërritur deri tek hoteli super luksoz, një ndër më të mirët sot në mbarë Ballkanin, e jo vetëm në Shqipëri.
Xheko Imperial është një hotel i cilësisë më të lartë, i cili shfaq një aleancë të rafinuar midis luksit dhe traditës, duke iu ofruar vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme të vendosur në arkitekturë dhe luks që nuk gjendet askund tjetër në Shqipëri dhe më gjerë.
Dhomat e hotelit janë të rregulluara me stil që paraqet miks të stilit klasik aristokrat dhe modern ku bien në sy punimet në dru dhe mermer. Klientët më besnik janë më së shumti të huaj, diplomatë, biznesmenë, njerëz të artit e kulturës dhe jo vetëm.
Ata që kanë qëndruar në këtë hotel, flasin vetëm fjalë miradie, si për kushtet e vendosjes, poashtu edhe për stafin dhe ushqimet që shërbehen.
“Çdo herë që vizitoj Tiranën qëndroj në hotel Xheko Imperial sepse ofron kushtet e nivelit amerikan dhe europerëndimor. Nuk kam hasur deri tani mikëpritje në ndonjë hotel tjetër sikur mikëpritja që ofron ekipi i këtij hoteli. Staf i shkolluar dhe i përgatitur që shërbejnë me profesionalizëm të lartë çdo mysafir pa marë parasysh kush është dhe nga është”, shprehet në deklaratën e tij për portalin Lideri.mk mërgimtari shqiptar në Amerikë, Ylber Pilku, duke folur për luksin që ofron ky hotel, e të njëjtën e thotë edhe për ushqimet që përgatiten nga ekipi i kuzhinës së hotelit, udhëhequr nga kryemjeshtri Agron Xheko.
Pilku shton se suksesi dhe profesionalizmi i satfit të këtij hoteli duhet të sherben si shembull për gjithë të tjerët që janë në këtë biznes, apo që kanë ndermend tia mësyejnë hotelerisë.
Në brendësi Hoteli me 5 yje ka disa restorante me arkitekturë neoklasike, salla konferencash, Bar e muzik hall si dhe parkim.
Një përvojë fantastike është të darkosh në taracën panoramike të Xheko Imperial Hotel ku shijet e rralla të gatimit bashkohen me magjinë e dritave dhe tingujt e muzikës live.
“Xheko Imperial Hotel më shumë se sa një biznes është një investim për shoqërinë, ku ofron një mjedis komod, familjar, cilësor dhe me standard të larta. Andaj pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar në këto dy dekada e gjysmë, një gjë ka mbetur e njëjtë, fjala: Mirëseerdhët në shtëpinë tuaj”, është shprehur në një intervistë të mëhershme menaxherja e përgjithshme, Eni Xheko.
Në tri dekadat e fundit shumë njerëz të shquar vendas e të huaj kanë shkelur në “Hotel Xheko Imperial” e kthehen sa herë iu bie rruga.