May 12, 2024
Rajon - Botë

Kryespiuni serb Aleksandar Vulin futet në “Listën e Zezë” amerikane

Sot, Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, ka sanksuar Aleksandër Vulinin, që momentalisht mban pozitën e Shefit të Inteligjencës serbe.

Pas kësaj reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, e cila bëri thirrje që këtë lëvizje të amerikanëve ta ndjekin edhe evropianët.

Më në fund! Vulin është bërë sinonim i korrupsionit, kukulle e veprimeve ruse dhe trafikut të narkotikëve. Vendim shumë i rëndësishëm i Thesarit të SHBA-së për të sanksionuar ata që mundësojnë dërgimin e paligjshëm të armëve, promovojnë Putinin dhe nacionalizmin. BE duhet ta ndjekë atë!”, ka shkruar eurodeputetja gjermane në Twitter.