Xhandarmëria serbe të martën ka bastisur dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit.

Kështu ka konfirmuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi.

“Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli Kombëtar kanë dalë në terren por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hy në dy shtëpi. Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht shqiptarë”, tha ai për EO.

sqShqip