AKSIONI I MUFTINISË SË BFI-SË – KUMANOVË PËR XHAMINË “KOXHA MEHMED BEU”

Xhamija jonë në kuadër të Muftinisë së Kumanovës, i bashkëngjitet me përkushtim këtij aksioni humanitar dhe fetar, duke dhënë kontributin tonë për restaurimin dhe përmirësimin e xhamisë “Koxha Mehmed Beu”,shkruan portali Lideri.mk.

“Gjatë namazit të xhumasë së fundit, xhemati i xhamisë së fshatit Ropalcë kontribuoi me shumën prej 5.306 eurove.

Në emrin tim personal dhe në emër të kryesisë së xhamisë, shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për gjithë xhematin; për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar në shërbim të fesë dhe shtëpisë së Allahut xh.sh.
Lusim Allahun xh.sh., ta ndihmojë Muftininë e Kumanovës në realizimin me sukses të këtij projekti; t’ia lehtësojë përfundimin e punimeve dhe ta bëjë këtë iniciativë të dobishme për gjithë besimtarët.

" "

Gjithashtu, e lusim Allahun xh.sh., që xhematin e fshatit Ropalcë ta shpërblejë me të mirat e Tij, t’u dhurojë bereqet në pasurinë, familjet dhe jetën e tyre, si dhe t’ua pranojë këtë kontribut si sadaka të sinqertë.
Allahu e bëftë këtë kontribut modest shkak për zbukurimin dhe ringritjen e shtëpisë së Tij!

Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan!”, njoftoi Këshilli i Xhamisë së fshatit Ropalcë të Likovës./Lideri

sqShqip