May 15, 2024
Maqedoni

Xhaferi: Partitë të merren vesh dhe të më informojnë për datën e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u bëri thirrje partive politike që të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm me qëllim që të respektohen afatet ligjore dhe kushtetuese.

TALAT XHAFERI KRYEPARLAMENTAR

“Deri në vitin e ri duhet të kemi konsensus për zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare janë tjetër histori dhe zbatohen procedura të tjera dhe afate të tjera dhe ka kohë deri në shkurt dhe mars”.

Xhaferi prezentoi datat e mundshme për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare sipas të cilave zgjedhjet presidenciale zhvillohen në 60 ditët e fundit të mandatit actual.

Zgjedhjet zhvillohen në dy raunde zgjedhore: për raundin e parë jo më herët se data 14 mars 2024 dhe për raundin e dytë jo më vonë se data 8 maj 2024.

Datat e mundshme për zgjedhjet presidenciale janë raundi i parë: më 14 mars,

I pyetur për propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së që zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të mbahen më 8 maj Xhaferi tha se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mund të mbahet më 8 maj, por ky është tashmë një afat deri në të cilin rrezikojmë të mbetemi pa president dhe të shpallim zgjedhje të reja. Kjo sepse ne nuk mund të garantojmë se si do të shkojë raundi i dytë i zgjedhjeve, nëse do të ketë nevojë për rivotim, potencoi ai. “Nëse duhet të rivotohet në disa vende, duhet të jap një afat prej 14 ditësh për këtë. Më pas kalojmë afatin e 12 majit dhe do të mbetemi pa president”, tha Xhaferi.