May 20, 2024
Maqedoni

“Xhaferi pagoi gjobë dhe vazhdoi shkeljen e ligjit”

Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën dhe pagoi gjobë për shkak të mospërputhjes së funksioneve. Sipas zyrtarëve të antikorrupsionit, Xhaferi, edhe pse ishte kryetar i Kuvendit, ishte edhe anëtar i organeve partiake të BDI-së, më konkretisht në kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Komisioni Antikorrupsion pyeti nëse Xhaferi, megjithë dënimin e paguar, ende kryen funksion partiak, por nga BDI nuk morëm përgjigje.

“Deri më sot, ne nuk kemi pasur sukses në një përpjekje të tillë, e cila do të tregonte se konflikti i interesit është kapërcyer, domethënë se ai nuk është më anëtar i këtyre organeve. Megjithatë, ne morëm njoftim nga partia politike se ai gjithmonë e përjashtonte veten gjatë vendimmarrjes, por Ligji nuk njeh përjashtime”, tha Katica Nikollovska – anëtare e KSHPK-së.

Nikollova kërkoi që procedura të ndërpritet, sepse ndërkohë Xhaferi u zgjodh kryeministër, dhe nëse ai do të mbetej kryetar i Kuvendit, ajo do të kishte kërkuar shkarkimin e tij. Ky propozim shkaktoi përplasje mes anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion në seancën e fundit në këtë përbërje. Anëtari Shemshi Sallai, theksoi se Antikorrupsioni nuk është aspak kompetent dhe për Xhaferin është dashur të vendos Gjykata Kushtetuese, e jo komisioni, i cili hasi në rezistencë nga kolegët.
“Ju filluat të qeshni që kur fillova të shpjegoj, disa nga kolegët e mi…”, tha Shemsi Sallai – anëtar i KSHPK.

Pra, për shkak se thoni disa gjëra për shkeljen dhe nuk i kushtoni vëmendje asaj që është e rëndësishme, të gjitha në mënyrë që t’i kthesh gjërat dhe të krijosh një pamje të gabuar”, u shpreh Biljana Ivanovska – anëtare e KSHPK-së.

Në seancën e sotme, zyrtarët e Antikorrupsionit kërkuan përgjegjësi si nga drejtori ashtu edhe nga Bordi Drejtues i Fondit të Inovacionit. Arsyeja është ndarja e pesë milionë denarëve për kompanitë Tor Industries dhe Everest, në pronësi të nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti.

Fondi bëri të mundur shkurtimin e kohëzgjatjes së projekteve dhe në të njëjtën kohë nuk ka kryer asnjë kontroll në terren, nëse dhe si ato zbatohen.

“Institucionet në këtë mënyrë në një shtet ligjor nuk duhet të funksionojnë. Dikush gjithashtu duhet të mbajë përgjegjësi, dhe përveç përgjegjësisë, këto situata duhet të zgjidhen, që të kemi një funksionim të rregullt dhe ligjor, sepse rreziqet e abuzimit janë shumë të larta”, nënvizoi Nuri Bajrami – anëtar i KSHPK-së.

Për Drin Ahmetin nuk u kërkua asnjë përgjegjësi, pasi ai nuk ishte person zyrtar. Edhe nipi tjetër i Ali Ahmetit, Besian Ahmeti, iu shmang përgjegjësisë. Zyrtarët e antikorrupsionit përcaktuan se për shkak të ndryshimeve të fundit në Ligjin për Punët e Jashtme, ai ishte emëruar ligjërisht si promotor ekonomik dhe sekretar i parë në Ambasadën në Bruksel. Megjithatë, shtojnë se ndryshimet ligjore janë të diskutueshme, dhe lejojnë që personat me më pak përvojë të kenë përparësi ndaj diplomatëve të tjerë me stazh më të gjatë, gjatë emërimit në pozita të larta. /Alsat.mk