Sipas përkthimit të votës në mandate parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 52 deputetë, PDK ka marrë 25, LDK 17, ndërsa AAK 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Rezultatet e Exit Poll-it të UBO-s në TV Dukagjini për zgjedhjet parlamentare tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj, Albin Kurti, i cili prin bindshëm.

Sipas të dhënave, Albin Kurti ka siguruar 45.7 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.0 për qind.

Lumir Abdixhiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka marrë 15.6 për qind të votave, duke e vendosur LDK-në në vendin e tretë.

sqShqip