April 29, 2024
Rajon - Botë

Vuçiq në CNN: Gjithmonë e flas të vërtetën!

Presidenti serb Vuçiç dha një intervistë për CNN, të cilën e ka realizuar gazetarja legjendare Christiane Amanpour.

E gjithë intervista u fokusua në situatën në Kosovë pas zhvillimeve të përgjakshme të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Amanpour i kërkoi Vuçiçit të komentojë raportin e Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet se Serbia po grumbullon trupa në kufirin me Kosovën. Vuçiç u përgjigj se i respekton raportet nga SHBA, por se kjo nuk ishte plotësisht e saktë.

“Në vitin 2001 ne nënshkruam një marrëveshje me NATO-n për hyrjen në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe u ra dakord që të përdorim ushtrinë pa asnjë kufizim. Tani kemi 4400 ushtarë në zonë dhe kjo është krejtësisht normale. Ushtria po monitoron situata në terren”, tha presidenti i Serbisë.

Ai ka komentuar edhe trupat e KFOR-it në Kosovë.

“Ne duam një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës. Kjo është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e popullit serb në Kosovë. Serbia është vendi i fundit që ka pasur nevojë për incidente në Kosovë për shkak të dinamikës së dialogut”, tha Vuçiç.

Ai akuzoi palën tjetër për shumë gjëra, përfshirë një krim të rëndë.

“Të gjithë e panë se Serbia ishte një partner konstruktiv dhe pala tjetër nuk bëri asgjë, por spastrimin gradual etnik të serbëve nga Kosova. Që kur Kurti erdhi në pushtet, në Kosovë ka 10 për qind më pak serbë, ka pasur më shumë se 420 sulme ndaj njerëzve tanë në veri të Kosovës”, tha Vuçiç, pa ofruar asnjë fakt.

Ai vuri në dukje se Serbia do të kërkojë përgjegjësinë e personave që kanë kryer vepra penale dhe se prokuroria do të bëjë punën e saj.

Ai ka komentuar edhe rastin e Milan Radoiçiçit, i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në organizimin e këtij sulmi. Vuçiq theksoi se Radoiçiç ishte “në dispozicion të autoriteteve kompetente”, por ai shpejt e ktheu historinë.

“Unë fola për rrënjën e problemit, por ju nuk dëshironi ta dëgjoni. Serbët donin të mbroheshin. Unë nuk do ta mbroj vrasjen e policit shqiptar, e dënoj. ZSO ende nuk është formuar. Regjimi shqiptar në Prishtinë nuk deshi ta zbatonte atë në praktikë dhe populli donte të mbrohej”, tha presidenti i Serbisë.

Ai shtoi: “Njerëzit duan të mbrohen. Nuk mund të keni qasje të ndryshme në 1989, 1999 dhe 2023. Dialogu është zgjidhja e vetme. Unë duhet të respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë nuk kam fshehur asgjë. Unë them gjithçka në fytyrë. Gjithmonë kemi thënë të vërtetën, ne kemi dashur të zbatojmë gjithçka që kemi rënë dakord, por Prishtina nuk ka dashur. Tani befas kemi incidente ku fajësohet Serbia për gjithçka”.
Vuçiç vazhdoi: “Ne kemi qenë gjithmonë konstruktivë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Duhet ta dini se të gjithë në BE e kanë kuptuar se Prishtina nuk është e gatshme të formojë ZSO. Kjo është pengesa më e madhe dhe ata duan të vazhdojnë me spastrimi gradual etnik i serbëve nga Kosova. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë të gjitha problemet. Besoj se paqja është interesi më i mirë i Serbisë dhe i gjithë rajonit.”

Së fundi, ai ka komentuar edhe aktin e Novak Gjokoviçit, sloganin e të cilit “Kosova është Serbi”. Vuçiç tha: “Unë besoj se Novak Gjokoviç ka thënë diçka që 99% e serbëve e besojnë. Ne politikanët duhet të jemi pragmatikë dhe të gjejmë zgjidhje përmes dialogut.” /tesheshi.com/