April 29, 2024
Rajon - Botë

“Nën rrënoja dëgjohen ende zëra”, përpjekje për të shpëtuar 3 motra që besohet të jenë ende gjallë

Skuadrat e shpëtimit në jug të Turqisë thonë se vijojnë të dëgjojnë zëra nën rroja, më shumë se një javë nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8, duke mbajtur gjallë shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar.

Në pamjet e transmetuara nga CNN turk, shfaqeshin ekipet e shpëtim kërkimit në rajonin e Kahramanmaras që po punojnë në dy zona të ndryshme, në përpjekje për të shpëtuar 3 motra, të cilat besohet se janë bllokuar nën rrënoja. Në të njëjtin rajon, ekipet e emergjencës shpëtuar një 35-vjeçare e cila qëndroi nën rrënoja për gati 205 orë.

2 vëllezër, 17-vjeçari Muhammed Enes Yeninar dhe 21-vjeçari Abdulbaki Yennir u nxorën po ashtu nga ndërtesat e shkatërruara këtë të martë. Më tej në lindje, në qytetin e Adiyaman, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një 18-vjeçar dhe një burrë, ndërsa ekipi i shpëtim-kërkimit ukrainas shpëtuan një grua nga rrënojat në provincën jugore të Hatay.

8 ditë nga lëkundjet dhe pasgoditjet e fuqishme, më shumë se 41,200 janë konfirmuar të vdekur nëpër Turqi dhe Siri dhe historitë e të mbijetuarve po bëhen gjithnjë e më të rralla.
UNICEF tha se ndonëse pa një numër të verifikuar, është tragjikisht e qartë që numri i fëmijëve të vrarë nga tërmeti do të vijojë të rritet.

James Elder, zëdhënës për agjencinë e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, tha se në 10 provincat turke të prekura nga fatkeqësia jetojë 4.6 milionë fëmijë, ndërsa në Siri janë prekur 2.5 milionë fëmijë./tvklan.al