June 2, 2024
Rajon - Botë

Vuçiq: Jam djali i Angjelkos, jo i gazetarit shqiptar Fahri Musliu

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu përgjigj kritikave të shumta mjekësore, por edhe akuzave të kundërshtarëve të tij të opozitës, në një intervistë disa orëshe në Televizionin Prva.

Vuçiq i është adresuar popullit, me ankesa të shumta ndaj opozitës, e cila sipas tij nuk po tregon mëshirë.

Vuçiq tha se nuk është mirë që liderët e partive opozitare shahen pa shije në postera, siç është rasti me Pavlo Grbovic, kryetarin e Lëvizjes Qytetarët e Lirë.

Fotoja e Grboviq-it ku shihet me uniformë ustash u shfaq në të gjithë Beogradin dhe Serbinë, shkruan Bosna e lirë.

Vuciq gjatë kësaj interviste është ankuar për opozitën, me të cilën thotë se askush nuk po merret.

“Askush nuk flet se çfarë po më bën opozita dhe mediat e saj. Ekspertët tanë llogaritën se 85 për qind e të gjitha sulmeve në sferën dixhitale janë dërguar në llogarinë time”, tha Vuçiq.

Dhe anksesa e viktimizimi i tij, nuk përfundon këtu. Vuçiq ka përmendur edhe gazetarin kosovar Fahri Musliu.

“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu”. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.