May 17, 2024
Kosovë

Vuçiq: Askush në Bruksel s’ka përmendur sanksione ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për gazetarë pas takimeve në Bruksel ka thënë se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovë si dhe pranimin e saj në OKB.

Insistimi i tij ka qenë që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, derisa është pyetur edhe për sanksionet e mundshme ndaj Beogradit.

“Askush në Bruksel nuk ka përmendur ndonjë sanksion kundër Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

“Dëgjova që dikush i përmendur ato. Kurrë nuk kam kërkuar që të vendosen sanksione ndaj Prishtinës apo dikujt. Kur vendosen sanksione, atëherë hyni në atmosferë të keqe”.

Për pjesën e nënshkrimit që nuk e ka vendosur as sonte, Vuçiq ka thënë se duhet të zbatohen që ato janë nënshkruar deri sot.