Vuçiq arsyeton sulmet ndaj gazetarëve kosovarë në veri: Ata po provokojnë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar edhe sulmet ndaj gazetarëve kosovarë në veri të Kosovës.
Vuçiqi madje ka shkuar aq larg sa ka thënë se gazetarët kosovarë atje “po dërgohen për të provokuar”.
“Mendova se ai (Albin Kurti) e bën vetë këtë, por tash e di se e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore. Fut ca idiotë atje që nuk kanë legjitimitet me 1 për qind në Leposaviq. Sjellin edhe gazetarët e tyre për të provokuar njerëzit tanë. Spasiq luan muzikë, djalë, punon me kohë të pjesshme në spital. Ai ka guxuar t’i thotë gazetarit të preferuar të Albin Kurtit që ta largonte telefonin, por ai nuk e preku. Për këtë arsye u arrestua dhe ndalua. E EULEX-i po e ‘shikon nga afër’ situatën”, tha Vuçiq në adresim për media.
Mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve janë regjistruar në veri për afro tri javë.